Ndërlidhjet

Anija humb 31 kontejnerë me kimikate


Një anije që transportonte 60 kontejnerë me nitrat amoniumi, i cili përdoret për të prodhuar plehra artificialë dhe eksploziv, vlerësohet se ka humbur rreth 31 kontejnerë, ndërsa karburanti ka filluar të rrjedhë në brigjet verilindore të Australisë.

Ekspertët e marinës druajnë se nëqoftëse fillojnë të rrjedhin kontejnerët e humbur, atëherë kjo mund të shkaktojë lulëzim të paparë të algave, gjë që mund t'ia zë frymën gjallesave tjera në gjirin Moreton, afër qytetit Brisbane.
XS
SM
MD
LG