Ndërlidhjet

Turqia kërkon nga rajoni të luftojë terrorizmin


Në kryeqytetin e Iranit u hap samiti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik, që do të diskutojë krizën finansiare globale.

Presidenti turk tha se vendet e këtij grupimi duhet të bëjnë më shumë për të luftuar terrorizmin dhe të kontribuojnë së bashku në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Në fjalimin e hapjes, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad i akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera botërore për krijimin e një rendi ekonomik "të padrejtë", i cili sipas tij, ka nxitur krizën financiare globale.

Grupi u formua në vitin 1985 nga Irani, Pakistani dhe Turqia.

Azerbejxhani, Taxhikistani, Turkmenistani, Kazakistani, Kirgistani edhe Uzbekistani iu bashkangjitën grupit më vonë.
XS
SM
MD
LG