Ndërlidhjet

Gjermani: Një nga viktimat Kosova


Një nga viktimat në shkollën Albertville në Gjermani mund të jetë nga Kosova raportojnë mediat.

Një 17 vjeçar i veshur në të zeza ka hapur zjarr në ish shkollën e tij ka vrarë së paku 15 persona, përpara se policia ta qëllonte për vdekje.
Në mesin e viktimave, sipas burimeve policore, janë 9 nxënës, tre mësues dhe tre kalimtarë.

"Ashtu si çdokush tjetër në Gjermani jam e shtangur nga ajo çfarë ndodhi në shkollën Albertville të Vinendenit. Është e paimagjinueshme se brenda pak sekondash nxënës dhe mësues u vranë dhe kalimtarë të rastit humbën jetën si pasojë e një krimi të tmerrshëm" tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG