Ndërlidhjet

Rehn: Maqedonia përballet me "momentin e së vërtetës"


Maqedonia përballet me "momentin e së vërtetës" ndaj duhet të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme, tha eurokomisioneri për zgjerimin Oli Rehn.

Maqedonia e ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por bisedimet për anëtarësi nuk filluan asnjëherë.

Rehn, në Parlamentin Evropian, shprehu keqardhjen për mosfillimin e bisedimeve për anëtarësi edhe tre vjetë pasi Maqedonia fitoi statusin e kandidatit.

Maqedonia mbeti vjet jashtë NATO-s për shkak të mosmarrëveshje rreth emrit me Greqinë. Ky konflikt mund të pengojë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
XS
SM
MD
LG