Ndërlidhjet

Zgjerimi i NATO-s të mos zvogëlojë efikasitetin


Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, në dhjetëvjetorin e hyrjes së këtij vendin në NATO, ka thënë se zgjerimi i mëtejmë nuk guxon ta dëmtojë efikasitetin dhe ta devalvojë forcën dhe dimensionin e garancive të sigurisë së Aleancës.
Duke vënë në pah se NATO nuk është vetëm institucion ushtarak, por edhe një hapësirë për konsultime politike, presidenti çek, Klaus ka theksuar se Aleanca nuk guxon të shndërrohet në ndonjë organizatë të re sikurse është OSBE, por duhet të vazhdojë të garantojë sigurinë e anëtarëve të saj edhe në rast të zgjerimit të mëtejmë.
XS
SM
MD
LG