Ndërlidhjet

Republikanët kundër emërimit të Hillit


Disa senatorë republikanë me ndikim i kanë bërë thirrje presidentit Barack Obama, që ta rishqyrtoj vendimin për emërimin e Christopher Hillit për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Irak.

AP raporton se kundërshtimi i republikanëve mund t'i reduktoj gjasët, që zoti Hill të konfirmohet në këtë post, pasi për emërimin e tij kërkohet edhe miratimi në Senat.

Anëtarët republikanë të Senatit, John McCain, LindSey Graham dhe Sam Brownback, kanë shprehur pakënaqësi me nominimin e zotit Hill, duke thënë se ai është diplomat i talentuar, por nuk ka përvojë të mjaftueshme në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG