Ndërlidhjet

Petraeus: Afganistani ndryshe nga Iraku


Sulme të shtuara ushtarake nga forcat amerikane nuk duket të jenë zgjidhja për Afganistanin, tha gjenerali amerikan David Petraeus.

Ai shtoi se një ofensivë e ngjashme me atë të forcave amerikane në Irak, të urdhëruar nga presidenti Bush në 2007, nuk funksionin në Afganistan pasi ka mungesë të infrastrukturës për operacione të tilla.

Petraeus shtoi se duhen më shumë kontribute ushtarake dhe civile nga jashtë për të mundësuar ngritjen e një qeverisje të mirë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG