Ndërlidhjet

Kreu i EULEX-it viziton Beogradin


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, Yves De Kermabon, do ta vizitojë Beogradin nga mesi i muajit mars. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i zyrës për Informim, Christophe Lamfalussy.

“Ka plane për një vizitë nga mesi i muajit mars, mirëpo ne nuk mund të konfirmojmë datën e saktë. Kjo do të jetë një vizite teknike. Siç e dini Kermabon ka qenë dhe në Podgoricë e në Shkup e do ta vizitojë edhe Tiranën...”, tha Lamfalussy pa dhënë detaje për temat e bisedimeve të takimeve që Kermbon do të ketë në Beograd.

Paralajmërimet për vizitën e ish-komandatit francez Kermbon në Serbi vijnë pak më shumë se një javë para mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG