Ndërlidhjet

Gates nuk merrë pjesë në samitin e NATO-s


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, nuk do të jetë i pranishëm në samitin e ardhshëm të NATO-s, në të cilin do të shënohet 60 vjetori i themelitmit të aleancës, pasi atij i duhet më tepër kohë për të punuar në buxhetin për mbrojtje.

Zëdhënësi i Pentagonit, Geoff Morrell, tha se zoti Gates kishte shpresuar që së bashku me presidentin Obama, të merrte pjesë në samitin më 3 dhe 4 prill në Strasburg të Francës dhe në Khel të Gjermanisë.

Por, sipas zëdhënësit, sekretari Gates, nuk mund të udhëtoj, pasi i duhet më tepër kohë për të punuar në buxhetin për mbrojtje të Shteteve të Bashkuara, për vitin fiskal 2010.
XS
SM
MD
LG