Ndërlidhjet

Bernanke: Kriza përfundon me 2009


Rimëkëmbja ekonomike në SHBA do të duhej të niste në fillim të vitit të ardhshëm, pas një recesioni të madh që u shënua brenda disa dekadave, ka deklaruar presidenti i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke, në paraqitjen e tijë të parë televizive.
"Recesioni, sipas të gjitha gjasave, do të përfundojë këtë vit, ndërsa rimëkëmbja eknomike do të pasojë në fillim të vitit 2010. Kjo rimëkëmbje ekonomike do të përshpejtohet me kohë, ka theksuar shefi i rezervave federale, Bernanke. Ai njëherit ka vlerësuar se SHBA-të kanë shmangur rrezikun e përsëritjes së krizës së madhe ekonomike, sikurse ajo e vitit 1929. Bernanke, megjithatë ka pranuar se sitemi financiar botëror në vjeshtë ka qenë shumë afër rrënimit.
XS
SM
MD
LG