Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BE mbështet formimin e shtetit palestinez


Lidhjet ndërmjet BE-së dhe Izraelit do të varen nga gatishmëria e qeverisë izraelite për të arritur zgjidhje në bisedimet paqësore me palestinezët, tha shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana.

"Do jemi të gatshëm të bashkëpunojmë si zakonisht, gjithsesi me qeverinë në Izrael, e cila është e gatshme t'i vazhdojë bisedimet dhe të punojë mbi zgjidhjen për dy shtete. Nëse kjo nuk ndodh, situata do të jetë ndryshe", tha Solana.

Ai i bëri këto komente në pyetjen rreth marrëveshjes preliminare të koalicionit ndërmjet partisë Likud të mandatarit për formimin e qeverisë së re, Benjamin Netanyahu, dhe partisë të së djathtës ekstreme Jisrael Bejteina, të udhëhequr nga Avigor Lieberman.

Kjo është marrëveshja e parë që Netanjahu arrin ta realizojë më një parti parlamentare.
XS
SM
MD
LG