Ndërlidhjet

Serbia e vonon rastin për të kërkuarin nga SHBA


Gjykata e Beogradit i ka shtyrë në afat të pacaktuar procedimet kundër basketbollistit serb, i cili akuzohet se e ka sulmuar kolegun e tij amerikan.

Agjencitë serbe të lajmeve cituan një zyrtare të gjykatës të ketë thënë se procedimet do të vazhdojnë pasi të merren "sqarime tjera nga Shtetet e Bashkuara".

Në 2008, autoritetet amerikane lëshuan fletëarrest për 22 vjeçarin Kovaçeviq, ish basketbollist në Universitetin Binghamton, për shkak se e kishte rrahur keq kolegun e tij.

Kovaçeviq u paraburgos në SHBA, dhe pastaj u lëshua me dorëzani, por pastaj iku në Serbi me një pasaportë, që ia lëshoi konsullata serbe në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG