Ndërlidhjet

BE: Nuk ka përparim për regjimin e vizave


Ministri i Jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg ka deklaruar se për momentin ende "nuk është arritur përparim i vërtetë" për heqjen e vizave qytetarëve të Ballkanit perëndimor.

Në Bashkimin Evropian ende ka dallime për liberalizimin e regjimit të vizave, tha Schwarzenberg në Bruksel, duke komentuar letrat e Italisë dhe Sllovenisë, në të cilat nga BE-ja kërkohet që gjatë këtij viti të bëhet përparim në këtë drejtim.

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, Schwarzenberg tha se rruga deri te ky përparim "duket se është e vështirë".
XS
SM
MD
LG