Ndërlidhjet

Ushtria e SHBA-ve e rrëzoi një aeroplan iranian


Ushtria amerikane e ka rrëzuar një aeroplan pa pilot të Iranit, që ka fluturar mbi Irak.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se aeroplanat luftarakë amerikanë e goditën dhe e rrëzuan këtë aeroplan, muajin e kaluar, 100 kilometra në veri-lindje të Irakut.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se "ky nuk ishte incident".

Por, shefi i operacioneve ushtarake në ministrinë e mbrojtjes së Irakut, Mohammed Jassim, tha se beson se hyrja e aeroplanit iranian në Irak, me gjasë, ishte gabim.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Hasan Ghashghavi, tha sot se nuk ka njohuri për këtë raport "të paqartë".
XS
SM
MD
LG