Ndërlidhjet

Clinton mbron vendimin për Christopher Hill


Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton e ka mbrojtur vendimin që Christopher Hill të emërohet ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak, duke thënë se kritikat e republikanëve janë të pabaza.

Javën e kaluar, senatorët John McCain dhe Lindsey Graham i bënë thirrje presidentit Barack Obama që ta rishqyrtojë zgjedhjen, duke thënë se Hill nuk ka përvojë në Lindjen e Mesme dhe ka lënë "trashëgimi kundërthënëse" në diplomacinë e Koresë së Veriut.

"Të dyja kritikat janë të pajustifikueshme e të pabaza. Hill është një diplomat i shquar dhe me përvojë, i cili ka shërbyer në disa pozicione shumë të vështira për vendin tonë", tha Clinton.
XS
SM
MD
LG