Ndërlidhjet

Serbia kundër heqjes së misionit të UNMIK-ut


Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq ka thënë se për qeverinë e Serbisë është "apsolutisht e papranueshme" ndërprerja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

"Këshilli i Sigurimit i KB nuk do të lejojë që të hiqet misioni i UNMIK-ut, sepse ai është misioni i vetëm legjitim krahas EULEX-it dhe KFOR-it, i cili duhet të kujdeset për të gjithë qytetarët në Kosovë", tha ai.

Dje, ministri i Jashtëm Skender Hyseni tha se do të kërkojë nga Këshilli i Sigurimit të ndëpresë misionin e UNMIK-ut, sepse ai nuk ka kurrfarë kompetencash, ndërsa në Kosovë tash ndodhet misioni i EULEX-it.
XS
SM
MD
LG