Ndërlidhjet

Obama: Njerëzit të zemëruar me të drejtë


Kreu i kompanisë American International Group po dëshmon para Kongresit. Në qendër të seancës është paketa prej 165 milionë dollarësh me të cilën kompania ka shpërblyer 400 punonjës të saj.

Kompania në fjalë ka marrë ndihma nga shteti amerikan për të mbijetuar pasi po përballej me krizën financiare. Miliona dollarë shpërblim janë marrë nga paketa e ndihmës të ofruar nga qeveria. Kreu i kësaj kompanie tha se ishte i detyruar të jepte shpërblime pasi kështu e parashihte ligji.

"Njerëzit me të drejtë janë të zemëruar, dhe po aq për tu zemëruar është dhe kultura e shpërblimeve të kësaj natyre që është simpotmë e pangopësisë, e marrjes së rreziqeve të pallogaritura që na kanë sjellë në këtë situatë me aq shumë probleme", tha presidenti amerikan Barack Obama.

Sekretari amerikan i Thesarit tha se do të rikthehen sa më shumë shpërblime që të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG