Ndërlidhjet

Izrael: Ish presidenti akuzohet për dhunime


Janë ngritur gjatë ditës akuzat ndaj ish presidentit izraelit Moshe Katsav. Katsav akuzohet për dhunime dhe krime të tjera seksuale ndaj tre femrave që punonin për të.

Akuzat përfshijnë periudhën 1996-1999 kur Katsav ishte ministër i turizmit dhe gjatë viteve 2000 kur ai mbante postin e presidentit.

Katsav nuk i ka pranuar akuzat duke thënë se është viktimë e rivalëve politikë dhe medias.
XS
SM
MD
LG