Ndërlidhjet

Merkel: Fonde për planet e shpejta


Krerët e Bashkimit Evropian po diskutojnë në Bruksel mënyrat për të ndaluar rënien ekonomike. Gjatë takimit dy ditor krerët e shteteve anëtare të BE-së shpresojnë të bien dakord për një qëndrim të përbashkët me të cilin do paraqiten në takimin e G20-ës.

Kancelarja gjermane Merkel deklaroi se BE-ja duhet të mbështesë vetëm planet financiare që japin rezultate të menjëhershme.

"Do të këmbëngul në premtimin që na ka dhënë Komisioni Evropian se do të financohen vetëm projektet që do të zbatohen në vitet 2009-2010. Në të kundërt nuk do të ishte paketë shpëtimi, por skemë afatgjatë", tha Merkel.

Vendet e BE-së në dallim nga SHBA-të nuk duan të miratojnë paketa të reja ndihme për ekonomitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG