Ndërlidhjet

Sot shënohet 6-të vjetori i përmbysjes së Saddamit


Sot shënohet gjashtë vjetori i fillimit të invadimit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që e përmbysi regjimin e Saddam Husseinit në Irak.

Ky përvjetor po shënohet me rënien e ndjeshme të dhunës në shkallë kombëtare në Irak dhe me përgatitjen e forcave irakiane për të marrë më tepër përgjegjësi në fushën e sigurisë, derisa trupat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar tërheqjen graduale.

Sipas agjencisë AP, së paku 288 civilë irakianë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në muajin shkurt të këtij viti. Kjo paraqet një rënie prej 63% në krahasim me muajin shkurt të vitit 2008, kur ishin vrarë 769 irakianë.

Brenda tre muajve, forcat e Shteteve të Bashkuara do të tërhiqen nga qytetet kryesore irakiane, para tërheqjes së plotë, të planifikuar në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG