Ndërlidhjet

Serbia dhe Kroacia thonë se duhet ecur përpara


Serbia dhe Kroacia janë pajtuar për t'i nxitur marrëdhëniet, megjthë mospajtimet e mëdha që kanë mbetur nga shkatërrimi i përgjakshëm i ish Jugosllavisë.

Gjatë vizitës së kryeministrit kroat, Ivo Sanader, në Beograd dhe takimit të tij me kryeministrin Mirko Cvetkoviq, u tha se është koha për të ecur përpara.

Kjo ishte vitzita e parë e kryeministrit kroat në Serbi, prej se Kroacia e njohu pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia e kundërshton.

Kryeministri Cvetkoviq tha se Kosova mbetet problem, së bashku me padinë e Kroacisë kundër Serbisë për gjenocid.

Kryeministri Sanader tha se "nuk do ta harrojmë të kaluarën, por ne nuk duhet të jetojmë me të".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG