Shtetet e Bashkuara thonë se janë shumë të befasuara dhe "thellësisht të zhgënjyera" me vendimin e Spanjës për tërheqjen e trupave nga Kosova.
"Ne jemi thellësisht të zhgënjyer me këtë vendim të Spanjës", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Wood.
Ai mëtutje tha se në vitin 1999, aleatët e NATO-s "u pajtuan në parimin së bashku brenda, së bashku jashtë", prandaj "ne jemi të befasuar nga ky vendim".
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen "asesi" me pikëpamjen e Spanjës, se misioni në Kosovë është esencialisht i përfunduar.