Ndërlidhjet

Liderët fetarë afganë këkojnë "Loja xhigrën"


Këshilli i ulemave afganë kanë bërë thirrje për mbajtjen e kuvendit tradicional kombëtar "Loja xhirga", i cili do të zhvillohej nën drejtimin e Arabisë Saudite, kurse në të do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e talibanëve, në mënyrë që të ndërpriten konfliktet në këtë vend.
Në këtë kuvend do të mblidheshin liderët fetarë nga të gjitha viset e Afganistanit, intelektualë, liderë fisnorë dhe zyrtarë politikë. Në një rezolutë të ulemave afganë thuhet se liderët talibanë, të cilët do të merrnin pjesë në këtë takim, do të duhej të hiqeshin nga lista e terroristëve të përpiluar nga SHBA-të dhe të kenë mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG