Ndërlidhjet

Holbrooke: Sulmet e NATO-s ishin të drejta


Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke, tha sot se sulmet ajrore të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, para një dekade, ishin "gjë e drejtë për tu bërë".

"Kur shoh në të kaluarën, mendoj se ndonjëherë është e domosdoshme për ta përdorë forcën dhe rezultati ishte i mirë në fund", u tha reporterëve në Bruksel, Richard Holbrooke, aktualisht i dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin.

"Populli i Kosovës është më mirë tash se sa që ishte si pjesë e Serbisë dhe Serbia është më mirë që të ballafaqohet me të ardhmen, se sa të punoj prapa në të kaluarën mitike", tha Richard Holbrooke dhe shtoi se "kur më kujtohet takimi i fundit i jashtëzakonshëm me Millosheviqin, e kam ndjenjën se ajo që kemi bërë ishte e domosdoshme dhe e drejtë".
XS
SM
MD
LG