Ndërlidhjet

Lavrov: Partneriteti Lindor është "sferë interesi"


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përpiqet ta ndërtoj një sferë të interesit duke ofruar partneritet me gjashtë shtete ish sovjetike.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, zoti Lavrov e shtroi këtë pyetje: "Çka është Partneriteti Lindor? A është kjo sferë interesi, përfshirë Bellorusinë?".

Dje, liderët e BE-së e kishin mbështetur planin për Partneritet Lindor, duke lejuar rritjen e ndihmave të BE-së për Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe me gjasë edhe Bellorusinë, me 600 milionë euro.

Ky partneritet, që zyrtarisht pritet të filloj më 7 Maj, ofron nxitje të reformave demokratike dhe ndihmë për ekonomitë e gjashtë vendeve.
XS
SM
MD
LG