Ndërlidhjet

Gjysma e të burgosurve në Irak të rrezikshëm


Një ushtarak amerikan, i ngarkuar për operacionet e burgjeve në Irak tha se rreth gjysma e 13 mijë irakianëve në burgjet amerikane duhet të konsiderohen "të rrezikshëm", dhe ende mund të përballen me akuza deri nga mesi i verës.

Gjenral brigade David Quantock u tha gazetarëve se 2.100 të paraburgosur tashmë janë liruar gjatë këtij viti, për shkak se nuk kishte mjaft prova për t'i akuzuar.

Në bazë të marrëveshjes së sigurisë të nënshkruar me Bagdadin, ushtria e Shteteve të Bashkuara duhet ose t'i lirojë të ndaluarit ose t'ua dorëzojë autoriteteve irakiane.
XS
SM
MD
LG