Ndërlidhjet

Ivanov e Fërçkovski garojnë në rrethin e dytë


Kandidati i VMRO DPMNE, Gjorgje Ivanov, ka fituar në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Maqedoni, 35.33 për qind të votave, ndërsa në vendin e dytë me 20.12 për qind të votave është kandidati i Lidhjes Socialdemokrate, Lubomir Fërçkovski, i cili pasohet nga kandidati i pavarur, Lube Boshkovski, me 15.11 për qind.

Sipas rezultateve të deritashme, në vendin e katërt është kandidati i Partisë Demokracia e Re, Imer Selmani, me 14.97 për qind të votave, i cili pasohet nga Agron Buxhaku i Bashkimit Demokratik për Integrim me 7.57 për qind.

Nano Ruzhin nga Partia Liberal Demokrate ka fituar 3.75 për qind të votave, dhe e fundit në këtë renditje është kandidatja e Partisë Demokratike Shqiptare, Mirushe Hoxha, e cila marrë 3.15 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, në rrethin e dytë zgjedhor për president të Maqedonisë më 5 prill garojnë Gjorgje Ivanov dhe Lubomir Fërçkovski.
XS
SM
MD
LG