Ndërlidhjet

SHBA: Plan për blerjen e aseteve toksike


Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, e ka bërë publik planin për blerjen e aseteve toksike duke i shfrytëzuar fondet e qeverisë dhe Bankën Qendrore, në mënyrë që të joshet kapitali privat.

Sipas "Programit Publik dhe Privat të Investimeve", do të blihen borxhet e këqija, të cilat ishin rrënja e krizës finansiare.

Investitorët e kanë mirëpritur lajmin, i cili u pasua me rritjen e vlerës së akcioneve në Evropë dhe Azi.
XS
SM
MD
LG