Ndërlidhjet

Serbia ka marrëdhënie më të këqija me NATO-n


Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka vlerësuar se bombardimet e vitit 1999 kanë bërë "përcaktim afatgjatë" të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe NATO-s, duke shtuar se nga të gjitha vendet e rajonit, Serbia sot ka marrëdhënie më të këqija me aleancën veriatlantike.

Shutanovac ka thënë se Serbia është "i vetmi vend, i cili shkon kah Bashkimi Evropian, por paralelisht me këtë nuk a mundësi për të hyrë në NATO".

Sipas tij, raportet me NATO-n janë "ftohur" për shkak të vendimit të aleancës për të trainuar Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Shutanovac ka thënë se NATO-ja së shpejti do të jetë në të gjithë kufijtë e Serbisë, duke theksuar se për këtë arsye, Serbia do të duhet të bashkëpunojë me këtë organizatë ushtarake.
XS
SM
MD
LG