Ndërlidhjet

Madrid: Trupat nga Kosova kthehen deri në vjeshtë


Spanja e ka ripërsëritur vendimin e saj për tërheqjen e paqëruajtësve nga Kosova.

Ministreja e Mbrojtjes, Carme Chacon tha se Spanja do të tërhiqet gradualisht, në koordinim me aleatët, por vendimi është absolutisht përfundimtar, dhe se shumica e 620 paqëruajtësve spanjolë do të kthehen në shtëpi deri në vjeshtë.

Chacon tha se një dekadë pasi sulmet e NATO-s e detyruan Serbinë që t'i japë fund luftës kundër kryengritësve shqiptarë, Kosova tash po i konsolidon institucionet, dhe nuk ka nevojë për paqëruajtës për operacionet e pasluftës, si mbrojtja e refugjatëve.

"Arsyet që e çuan Spanjën në Kosovë 10 vite më parë, tash kanë përfunduar", tha Chacon.

Ajo ka mohuar se në qeverisë socialiste ka dallime lidhur me vendimin për tërheqjen nga Kosova.
XS
SM
MD
LG