Ndërlidhjet

Obama: Gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama e ka vlerësuar pozitivisht planin për blerjen e aseteve toksike nga fondet e qeverisë dhe Banka Qendrore, në mënyrë që të joshet kapitali privat.

Plani, të cilin e bëri publik Sekretari i Thesarit, Timothy Geithner parasheh blerjen e borxheve të këqija, të cilat ishin rrënja e krizës finansiare.
Presidenti Obama tha se ky program është një hap "në drejtimin e duhur".

"Ne besojmë se ky është edhe një element që do të jetë absolutisht kritik në rifillimin e kreditimit. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Ende ka brishtësi në sistemin finansiar, por ne mendojmë se gjërat po shkojnë në drejtim të mirë", tha Obama.

Investitorët e kanë mirëpritur lajmin, i cili u pasua me rritjen e vlerës së akcioneve në Evropë dhe Azi.
XS
SM
MD
LG