Ndërlidhjet

Di Carlo: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme


Një vit pas pavarësisë së Kosovës, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, mbetet i ndarë lidhur me këtë çështje.

Në diskutimin e tij në Këshillin e Sigurimit, ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, tha se Kosova është shtet i pavarur dhe se "kurrë nuk do të kthehet prapa".

Ky qëndrim u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, që janë në mesin e 56 shteteve, që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Zëvendës ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo, i tha Këshillit të Sigurimit se "Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme".

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe ka kërkuar negociata të reja.

Qëndrimi i zotit Tadiq u mbështet nga ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, i cili tha se në Kosovë po rritet papunësia, ekonomia po përkeqësohet dhe se ka mungesë të sigurisë. Sipas tij, e vetmja zgjidhje është që misioni i OKB-së të mbetet në Kosovë.
XS
SM
MD
LG