Ndërlidhjet

"Presim ditën kur Kosova, Serbia hyjnë në NATO"


Ministrat e jashtëm të Evropës Lindore kanë uruar Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësimin e tyre të ardhshëm në NATO. Zyrtarizimi i hyrjes së dy vendeve do të bëhet në takimin e 3 prillit në Strasburg.

Shefat e diplomacive të Evropës Lindore, që po takohen në Riga të Letonisë kanë shprehur miratimin e tyre dhe për zgjedhjet e mbajtuar gjatë fundjavës në Maqedoni.

Takimi mbahet nën moton e partneritetit "Adriatik-Balltik-Atlantik".

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha vlerësoi lart bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
"Ne presim ditën kur Kosova dhe Serbia do të na bashkohen", tha Basha duke pasur parasysh anëtarësimin në NATO.
XS
SM
MD
LG