Ndërlidhjet

SHBA do të ndihmojnë konsolidimin e Kosovës


Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj konsolidimit të pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojnë me përpjekjet e tilla diplomatike dhe politike, deri sa Kosova t'i zbatojë rekomandimet e planit të Ahtisaarit, tha komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan, John Craddock.

Në një fjalim në Komitetin e Forcave të Armatosura në Senat, Craddock tha se pala amerikane është e përkushtuar që në plan afatgjatë jo vetëm të ofrojë ndihmë për sigurinë e Kosovës, por edhe ndihmë konkrete për reformimin e sektorit të sigurisë në Kosovë.

Gjenerali Craddock gjithashtu ka shtuar se komanda e forcave të bashkuara amerikane dhe NATO-s do t'i vazhdojë programet për integrimin euroatlantik të Ballkanit perëndimor.

Lidhur me Rusinë, Craddock tha se ajo ka për qëllim t'i dobësojë institucionet perëndimore, dhe se marrëdhëniet e saj me aleancën në vitet që vijnë do të jenë në nivelin më të ulët nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG