Ndërlidhjet

Britania do të hetojë luftën në Irak


Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Milliband tha se do të hapet hetim zyrtar për luftën në Irak fill pasi pjesa kryesore e trupave britanike të largohet nga Iraku këtë verë.

Milliband tha se hetimi për invazionin e vitit 2003 dhe periudhën pasuese, do të fillojë "sa më shpejt pas 31 korrikut", kur të gjithë, përveç disa qindra trupave britanikë, të jenë kthyer në shtëpi.

Vendimi i ish kryeministrit Tony Blair për të dërguar trupa në Irak e ndau opinonin publik dhe politikën në Britani. Kundërshtarët e luftës kanë bërë thirrje për hetime të pavarura publike.
XS
SM
MD
LG