Ndërlidhjet

Merkel: Nuk ka nevojë për "NATO-n globale"


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka mbështetur thirrjet për reformim të strukturës së sigurisë së NATO-s dhe ka kërkuar lidhje më të forta me Rusinë.

Këto komente ajo i bëri gjatë fjalimit në Parlamentin gjerman, para samitit, që shënon 60 vjetorin e NATO-s.

"NATO-ja duhet ta përshtatë strategjinë e saj për tu ballafaquar me sfidat e reja", tha zonja Merkel.

Megjithqë kancelarja gjermane e theksoi rëndësinë, që aleanca të mbetej e hapur për demokracitë në Evropë – duke specifikuar se Gjeorgjia dhe Ukraina duhet ta mbajnë potencialin për t'ju bashkuar aleancës - ajo tha se nuk ka nevojë për "NATO-n globale".
XS
SM
MD
LG