Ndërlidhjet

Clinton: Planet e Koresë Veriore – provokuese


Sekretaja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, vlerësoi se planet e Koresë Veriore për lansimin e raketave paraqesin "akt provokues", që mund të ketë pasoja.

Duke folur para gazetarëve në Meksiko, ku gjendet për vizitë, sekretarja Clinton tha se nëse Pheniani vazhdon me këto plane, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë shqyrtim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Koreja Veriore ka njoftuar se lansimi i raketës do të bëhet javën e parë të muajit prill.

Fuqitë rajonale këtë lansim e shohin si provë të raketave me rreze të gjatë veprimi të Koresë Veriore.

Nga ana tjetër, Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se i ka vendosur dy anije luftarake në ujërat afër Japonisë, lidhur me paralajmërimin e lansimit raketor të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG