Ndërlidhjet

Obama publikon planin për Afganistanin


Presidenti amerikan Barack Obama në orët e para të pasdites do të bëjë publike rishikimin e strategjisë së sigurisë për Afganistanin.

Bazuar në informacione nga njerëz të afërt me Shtëpinë e Bardhë, Obama do kërkojë 4000 trajnues shtesë për ushtrinë afgane.

Këto trupa nuk do të ndikojnë në ritjen e ushtarëve amerikanë me 17 mijë forca shtesë siç ishte parashikuar.

Plani rekomandon dërgimin e qindra këshilltarëve që do ndihmojnë në përmirësimin e jetës së afganëve të thjeshtë.
Obama do të kërkojë edhe ndihmë ekonomike për të stabilizuar Pakistanin.
XS
SM
MD
LG