Ndërlidhjet

Moskë: Rusia, SHBA-të ta fillojnë çarmatimin


Kremlini tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin hapa për ripërtritjen e Marrëveshjes për reduktimin e armatimit strategjik, e njohur si marrëveshja START, kur presidentët e të dy vendeve do të takohen në Londër, javën e ardhshme.

Sergei Prikhodko, këshilltar për politikë të jashtme i Kremlinit, tha se presidentët, Dmitry Medvedev dhe Barack Obama, do ta bëjnë një deklaratë të përbashkët për arsenalet e tyre, gjatë takimit me rastin e pjesëmarrjes në samitin G-20, më 2 prill.

Marrëveshja START, që në masë të madhe kishte ndikuar në reduktimin e arsenalit atomik amerikan dhe rus, pas nënshkrimit në vitin 1991, zgjatë deri në dhjetor të këtij viti.

Gjatë viteve të fundit, bisedimet për ripërtritjen e saj ishin ndalur për shkak të tensioneve në raportet Shtetet e Bashkuara – Rusia.
XS
SM
MD
LG