Ndërlidhjet

Pakistan: Hetime për sulmin në xhami


Autoritetet e Pakistanit thonë se po zhvillojnë hetime për sulmin vetëvrasës me bombë nga i cili dje u vranë afro 50 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë, gjatë faljes së xhumasë në një xhami në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Autoritetet thonë se po zhvillojnë hetime lidhur me çështjen se a ishte ky sulm i kryer nga militantët islamikë, të cilët po synojnë hakmarrje për operacionet aktuale ushtarake në këtë territor kundër talibanëve dhe militantëve të tjerë, të cilët i sulmojnë transportet që sjellin furnizime për forcat e jashtme në Afganistan.
XS
SM
MD
LG