Ndërlidhjet

Zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi


Në Mal të Zi sot zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Anketat e opinionit nxjerrin fitues koalicionin e kryeministrit Milo Gjukanoviç, i cili është në pushtet prej 20 vitesh.

Gjukanoviq i kërkoi zgjedhjet e parakohshme 18 muaj më herët me justifikimin se donte mandat të qartë për reformat që e afrojnë vendin me BE-në dhe NATO-n.

"Mendoj se Mali i Zi më herët e ka dëshmuar se është vend stabil, me vlera demokratike e ambicie të qarta evropiane", tha Gjukanoviq pasi hodhi votën e tij.
XS
SM
MD
LG