Ndërlidhjet

Gejts: Iranit duhet vënë sanksione


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka deklaruar se sanksionet ekonomike do të ishin shumë më efikase se sa masat diplomatike për ta detyruar Iranin që të negociojë për programin e tij bërthamor.
Ai ka theksuar se trysnitë ekonomike dhe diplomacia shkojnë njëra pranë tjetrës, mirëpo siç ka vënë në dukje, trysnitë ekonomike do ta detyronin Teheranin, por edhe Korenë Veriore që të ulen në tavolinën e bisedimeve.
Gejts ka përsëritur se Pentagoni konsideron që Irani mund të ketë uranium të pasuruar nga uzinat bërthamore në Natanc, por nuk ka mundësi për pasurim të mëtjemë të uraniumit që do të mjaftonte për prodhimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG