Ndërlidhjet

Podgoricë: Gjukanoviq e shpalli fitoren


Kryeministri Millo Gjukanoviq e shpalli fitoren në zgjedhjet, por veteranin e politikës në Mal të Zi tash e pret përballja me krizën e ekonomike e cila po përkeqësohet.

Sipas vlerësimeve, koalicioni i tij "Mali i Zi Evropian" ka fituar prej 47 deri 49 nga 81 ulëset në parlament, apo 50.8% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

E dyta u radhit Partia Socialiste Popullore me 16 %, e treta partia proserbe NOVA me 9%, pas së cilës vjen Lëvizja për Ndryshime me 6%.

Tri listat e shqiptarëve kanë fituar nga një mandat për përbërjen e re të parlamentit malazias.
XS
SM
MD
LG