Ndërlidhjet

Berisha: Pranimi në NATO – ngjarje historike


Shqipëria dhe Kroacia e kanë marrë konfirmimin zyrtar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, për pranim në aleancën veriatlantike.

Lidhur me këtë zhvillim, kryeministri Sali Berisha, tha se "anëtarësimi në NATO është akti më i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë", prej shpalljes së pavarësisë në vitin 1912.

"Kjo do të thotë se liria jonë është e sigurtë", i tha zoti Berisha, agjencisë AP.

Sipas tij, suksesit në procesin e anëtarësimit i kanë kontribuar reformat ekonomike, sociale dhe ushtarake.
XS
SM
MD
LG