Ndërlidhjet

Miliband:Kujdes me sansione ndaj Iranit


Forcat e mëdha nuk do të duhej të nguteshin për të ndërmarrë sankcione të reja ndaj Iranit tani kur Teherani ka gjasa të mira për të vënë marrëdhënie normale me Uashingtonin, ka thënë sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband.
Britania e Madhe, aleati i afërt i SHBA-ve ka përkrahur qasjen e re amerikane ndaj Iranit, pasi presidenti, Barak Obama, ofroi një fillim të ri të marrëdhënieve me Iranin pas disa dekadave të mosbesimit të thellë midis këtyre dy vendeve dhe kontestit që ka të bëjë me programin bërthamor iranian.
Miliband ka thënë në parlamentin britanik se oferta amerikane paraqet shansin më të mirë që do ta ketë Irani ndonjë herë për normalizimin e marrëdhënieve me pjesën tjetër të botës, veçmas me SHBA-të.
XS
SM
MD
LG