Ndërlidhjet

Obama-Medvedev: Marrëveshje për armatimin


Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dimitri Medvedev kanë rënë dakord që dy vendet të fillojnë bisedimet për zvogëlimin e arsenalit bërthamor, përfshi dhe mbushjet e kokave bërthamore.

Obama dhe Medvedev i kanë bërë thirrje Iranit që t'i lejojnë inspektorët e Kombeve të Bashkuara të verfikojnë programet bërthamore të Iranit, si rruga e vetme për të vërtetuar se ato janë për qëllime paqësore.

Qëndrimet e mësipërme u bënë të njohura përmes një deklarate pas takimit të parë të drejtpërdrejtë mes dy presidentëve, që gjenden në Londër për të marrë pjesë në takimin e G20-ës.

Përpara takimit Obama pranoi se ekzistojnë dallime reale mes dy vendeve, por dhe interesa të përbashkëta.

"Të dyja vendet kanë interes në zvogëlimin e stoqeve bërthamore dhe në luftën kundër shtimit të armëve bërthamore. Të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta edhe në luftën kundër terrorizmit, dhe në stabilizimin e ekonomisë botërore. Kërcënimi që paraqesin ndryshimet kliamtike janë një tjetër sferë e interesit të përbashkët", tha Obama.

Megjithë përpjekjet për raporte më të mira ende mbeten çështje problematike mes dy vendeve, siç është zgjerimi i NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG