Ndërlidhjet

Ngjarjet e G20-ës në Londër


Liderët e vendeve anëtare të grupit të fuqishëm industrial që njihet me akronimin G20, po zhvillojnë në Londër debate mbi zgjidhjen e krizës financiare globale.

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe mikpritësi i takimit, kryeminsitri britanik, Gordon Brown, kanë shprehur optimizmin se do të arrihen marrëveshjet e nevojshme.

Problemi qëndron tek Franca dhe Gjermania që nuk kanë pranuar thirrjet amerikane për më shumë paketa ndihme për të stimuluar ekonominë. Parisi dhe Berlini kanë kërkuar rregullore më të ashpra për tregun financiar global.

Derisa udhëheqësit e G20-ës zhvillojnë bisedime, mijëra protestues janë mbledhur në Londër, për të shprehur pakënaqësitë e tyre mbi masat që janë ndërmarrë në betejën për t’u përballur me krizën globale.


G20 Events In London
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00


XS
SM
MD
LG