Ndërlidhjet

Fillon takimi i NATO-s, i pari për Shqipërinë


NATO-ja fillon sot takimin dy ditor që përkon me 60 vjetorin e krijimit të Aleancës. Takimi do të mbahet në Strasburg të Francës dhe Kehl të Gjermanisë.

Udhëheqësit e 28 vendeve anëtare, mes të cilave për herë të parë merr pjesë dhe Shqipëria e Koracia, do diskutojnë sfidat e NATO-s dhe misionin në Afganistan.

Në këtë takim Franca do t'i bashkohet strukturës komanduese ushtarake të NATO-s për herë të parë që nga largimi i vitit 1966.

Në prag të takimit policia është përleshur me protestuesit në Strasburg.
XS
SM
MD
LG