Ndërlidhjet

Maqedoni: Sonte fillon heshtja parazgjedhore


Në Maqedoni sonte në mesnatë fillon heshtja parazgjedhore para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në rrethin e parë, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgji Ivanov, fitoi 35% të votave, ndërsa rivali i tij nga Lidhja Socialdemokrate, Lubomir Fërçkovski, 20 %.

Sondazhet e fundit të opinionit kanë treguar se rreth gjysma e të anketuarve janë deklaruar se nuk do të votojnë në rrethin e dytë.

Në zgjedhjet e së dielës do të ketë rivotime për zgjedhjen e 43 kryetarëve të komunave.

Zgjedhjet do t'i ndjekin 200 vëzhgues ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG