Ndërlidhjet

Turqia kundërshton kandidaturën e Rasmusenit


Samiti i NATO-s që shënon 60 vjetorin e Aleancës Veriatlantike sot kalon nga Strazburi i Francës në Kehl të Gjermanisë.
Temë e diskutimeve pos tjerash do të jetë zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë mbështetur kandidaturën e kryeministrit danez Anders Fogh Rasmussen për këtë post, por Turqia ka kundërshtuar këtë propozim për shkak të krizës rreth karikaturave me profetin Muhamed të botuara në gazetat e Danimarkës në vitin 2006.
Liderët e NATO-s do të shqyrtojn edhe strategjinë për Afganistanin.
Shqipëria dhe Kroacia në këtë samit edhe formalisht janë bërë anëtare të Aleancës Veriatlantike.
XS
SM
MD
LG